Sivasspori i cakton çmimin Manajt

by admin
Spread the love

Forma e mirë që sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj ka treguar këtë edicion te Sivasspori në Turqi, ka bërë që shumë skuadra tjera nga Evropa të shprehin interesim për shërbimet e tij.

Duke e pasur parasysh këtë, drejtuesit e skuadrës turke tashmë i kanë caktuar çmimin 27-vjeçarit.

Te Sivasspori nuk kanë përjashtuar mundësinë që Manaj të largohet këtë verë dhe për këtë arsye për kartonin e tij po kërkojnë të paktën 15 milionë euro.

Manaj në fillim të këtij edicioni iu bashkua Sivassporit si lojtar i lirë, ndërsa deri më tani ka shënuar 14 gola në 23 paraqitje në elitën e futbollit turk.

Ai ka edhe katër gola në Kupën e Turqisë dhe në total për Sivassporin ka realizuar 18 gola në 26 ndeshje të luajtura.

Manaj ka kontratë me ekipin turk deri në vitin 2026, ndërsa interesim për transferimin e tij, kanë shfaqur skuadrat nga Franca, Spanja, Arabia Saudite e Katari.

You may also like