Situata te Milani/ I vetëm në punë, Pioli ka humbur magjinë

by admin
Spread the love

Një ditë pushim që shumica e skuadrës nuk e ka shfrytëzuar. Disa sepse kanë besim tjetër fetar e të tjerë (Pelegrino e Sportielo) për shkak të dëmtimeve. Edhe Stefano Pioli është pikasur i vetëm në “Milanello”. Stafi nuk ishte i pranishëm dhe po ashtu asnjë nga drejtuesit. Megjithatë, trajneri nuk e humb kurajën siç e ka dëshmuar edhe në deklaratat e fundit kur thoshte:

“Duhet të bëjmë më mirë, nëse nuk i fitojmë disa ndeshje të një lloji të caktuar do të thotë se nuk jemi ende një ekip i madh. Në këtë pjesë të parë të sezonit ka pasur shumë ndeshje ku nuk dolëm me rezultatin dhe performancën që dëshironim. Edhe ndaj Salernitanës u përpoqëm të fitonim deri në fund, por nëse nuk ia del, duhet të bësh autokritikë”.

ARSYE – I trishtuar, me siguri, gjithashtu i shqetësuar sepse duhet të rizbulojë entuziazmin dhe magjinë që kishte në Milanin që fitoi titullin dhe hapat e gabuar e kanë penguar jo pak. Gjithçka në heshtje e brenda mureve të “Milanello”- s. Bashkëngjitur edhe dëmtimet që kanë dhënë një kontribut jo të vogël në rezultatet negative të “djallit”.

Jo më larg se pak ndeshje më parë vetë Pioli deklaronte: “Nuk jam dakord për mungesën e shpirtit. Ndonjëherë ka munguar vëmendja dhe herë të tjera dëshira për të gjetur rezultatin, gjëra në të cilat jemi ende prapa. Ndoshta na ka munguar pak edhe vullneti. Jemi ende shumë të luhatur në paraqitje e për pasojë në rezultate.

OBJEKTIVA – Sezoni është ende i gjatë dhe Milani është në garë për Kupën e Italisë, Ligën e Europës dhe në kampionat matematika e mban ende në lojë. Është e qartë se Milani do të vendosë gjithçka mbi përgatitjen, nivelin individual, parandalimin e dëmtimeve dhe trajtimin e problematikave. Te Milani punohet së bashku prej një kohe të gjatë, megjithatë për momentin puna nuk po na jep rezultatet që drejtuesit dhe klubi shpresonim të arrinin në verë kur u investuan thuajse 100 milionë euro. “Kemi nisur përsëri të përpiqemi të punojmë më mirë se ajo që kemi bërë.

Këto janë të gjitha gjërat që një ekip i madh mund t’i bëjë, ne nuk arritëm t’i bëjmë dhe do të thotë se duhet të punojmë ende shumë për t’u bërë një ekip i madh”, analizonte Pioli pas eliminimit nga Champions. E ndërsa sezoni ofron mundësi të tjera, tekniku dhe skuadra janë përpara një tjetër ndeshje delikate që mund të jetë vendimtare për fatin e disave.

PANORAMASPORT.AL

You may also like