Sindikata e Pavarur e Qendrës Klinike e la në pritje protestën e paralajmëruar, arritën marrëveshje me Qeverinë

by admin
Spread the love




Sindikata e Pavarur e Qendrës Klinike sot arriti marrëveshje me Qeverinë dhe protestën e paralajmëruar  për nesër e la në pritje. Këtë e konfirmoi , nënkryetari i SPQK-së Predrag Serafimovski, duke theksuar se oferta qeveritare  është në pajtim me kërkesat e tyre dhe për shkak të së cilës është sjellur vendim për të mos protestuar.

“Sot zhvilluam një takim me kryetarët e 56 organizatave sindikale, me rreth 5.000 anëtarë nga Qendra Klinike “Nënë Tereza”.

Me insistimin tonë morën pjesë ministri i Shëndetësisë Bekim Sali dhe zv. ministri Vlladimir Rendevski, të cilët ia prezantuan vendimin Këshillit”, thotë Serafimovski.

Sot pasdite do të mbahet një konferencë për media para Qeverisë ku do të bëhet e ditur vendimi.


You may also like