Sindikata e gazetarëve kërcënon Izraelin: Do ju çojmë në gjykatë nëse punonjësit e medias janë në shënjestër në Gaza

by admin
Spread the love

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër zyrtarëve izraelitë nëse gazetarët që punojnë në Gaza janë në shënjestër të ushtrisë.

Në një  letër të hapur  drejtuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant të botuar të shtunën, IFJ tha se rreth 10% e gazetarëve që punonin në Gaza ishin vrarë gjatë luftës Izrael-Hamas.

“E tillë ka qenë shkalla e vdekshmërisë mes gazetarëve, rreth tre herë ajo e punonjësve shëndetësorë, për shembull, që është e pamundur të besohet se kjo është një rastësi”, thuhej në letër.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), një organizatë jofitimprurëse më vete që promovon lirinë e shtypit, tha të dielën se 83 gazetarë dhe punonjës të medias ishin vrarë që nga fillimi i luftës më 7 tetor. Prej tyre, 76 ishin palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanez.

Letra e IFJ-së i bënte thirrje Izraelit të publikonte politika dhe procedura specifike për të siguruar që personeli ushtarak do të mbronte gazetarët.

Ushtria izraelite ka thënë më parë se kurrë nuk synon qëllimisht gazetarët.


Top Channel

You may also like