Simeone lavdëron Interin: Skuadra më në formë, ja dy lojtarët që ia rritin vlerën

by admin
Spread the love

Interi triumfoi 4-0 ndaj Salernitanës, ndërsa Atletico Madrid u kundërpërgjigj me një 5-0 ndaj Las Palmasit.

Dy skuadrat do të përballen mbrëmjen e të martës në “San Siro” në sfidën e parë të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, teksa Diego Simeone do të rikthehet si kundërshtar përballë skuadrës fanellën e të cilës veshi në periudhën 1997-1999.

Tekniku argjentinas foli me superlativa për zikaltrit, duke evidentuar ecurinë fantastike të tyre këtë sezon, teksa nuk ngurroi të lavdërojë edhe dy prej futbollistëve të Simone Inzgahit.

“Interi është skuadra më në formë e momentit në Europë dhe jo më kot ka fituar Superkupën e kryeson me meritë renditjen në Serinë A. Luajnë përmendësh me njëri-tjetrin dhe kjo falë punës së shkëlqyer që ka bërë Simone Inzaghi. Pastaj kanë dy mbrojtës krahu si Pavard e Bastoni, që përveç fazës mbrojtëse, marrin pjesë edhe më sulm, pasi kanë cilësi të mëdha teknike”, u shpreh Simeone.

Trajneri argjentinas la pushim sulmuesin francez Antoine Griezmann, teksa tha se shpreson në formën më të mirë të tij në “San Siro”, ku do të duhet të bëjë pa shërbimet e Alvaro Moratës./ Super Sport


Top Channel

You may also like