Si ta bëni dikë “t’ju hapë zemrën” – Shqip

by admin
Spread the love

Të gjithë njerëzit kanë sekrete ose gjëra që duan t’i mbajnë për vete. Nëse dëshironi që dikush t’jua hapë zemrën, ka disa hapa që mund të ndiqni.

Sipas një studiuesi, që bashkëbiseduesi t’ju tregojë gjithçka duhet:

-Filloni bisedën pa i kërkuar që të flasë për veten. Mund ta pyesni për gjërat në vija të përgjithshme, mos e ndërprisni dhe bëjeni të ndihet rehat. Lëreni tjetrin të relaksohet, duke i treguar histori të ngjashme tuajat dhe kështu do të arrini ta ‘zhbllokoni’.

Tregoni dhembshuri dhe përgjegjësi

Tregoni gjithmonë mirëkuptim dhe dhembshuri. Kur flisni ballë për ballë me një person, shikojeni në sy. Nëse jeni në telefon, bëjani të qartë se po i kushtoni vëmendje dhe po e dëgjoni. Të flasësh për çështje personale dhe të ndjeshme është e vështirë. Nëse doni të dini diçka të fshehtë, ruani gjakftohtësinë dhe në diskutim tregohuni dëgjues shumë të mirë.

Jini të durueshëm

Jepini personit tjetër hapësirë ​​dhe kohë që të shprehet, të ndihet rehat dhe të arrijë t’jua hapë zemrën. Nëse nxitoni dhe bëni vazhdimisht pyetje, ju jepni përshtypjen se nuk jeni vërtet të interesuar për problemet e tij dhe thjesht dëshironi të bëni thashetheme. Tregoni respekt dhe mbi të gjitha konfidencialitet. Nëse ua zbuloni të tjerëve atë që keni mësuar, sigurisht që nuk do të keni më njerëz pranë jush që do të duan të ndajnë sekretet me ju./tvklan.al

You may also like