Shumë pranë rishkrimit të historisë, Kombëtarja synon 3 pikët ndaj Polonisë në “Air Albania”

by admin
Spread the love

Shqipëria marshon drejt objektivit për të prekur për të dytën herë në histori finalet e kampionatit Europian.

Kombëtarja kuqezi ndodhet në një nga momentet më të rëndësishme, teksa të dielën në orën 20:45 do të luajë një nga përballjet më deçizive në këtë edicion kualifikuesesh. Skuadra e Sylvinhos do të presë Poloninë në “Air Albania”, rivalin e vetëm që në gjysmën e parë të kualifikueseve ka mundur të marrë pikët të plota ndaj kuqezinjve, në ndeshjen e luajtur në Varshavë.

Megjithatë, kuqezinjtë ndodhen në vendin e dytë me një pikë më shumë se polakët dhe vijnë të entuziazmuar pas pikës së marrë në Pragë ndaj kryesuesve të grupit, Çekisë. Një udhëkryq shumë i rëndësishëm që mund të lehtësojë ndjeshëm llogaritë e kualifikimit për në finalet e europianit, nëse kuqezinjtë do të marrin 3 pikët në këtë sfidë.

Stadiumi i kryeqytetit pritet të kthehet në një “vullkan të nxehtë”, pasi të gjitha biletat janë shitur prej kohësh. Besimi është i lartë se këtë herë ndaj Polonisë në fund do të jenë kuqezinjtë ata që do të festojnë, teksa synohet me çdo kusht një rezultat  pozitiv.

Sylvinho nuk do të ketë të gatshëm vetëm Qazim Lacin, i cili ka lënë grumbullim, ndërkohë që gjendja e ekipit është mjaft e mirë dhe të gjithë të tjerët janë të gatshëm për të dhënë maksimumin, për aq kohë sa do t”u jepet mundësia.

Një moment që të gjithë në kampin kuqezi e dinë mirë se vlen shumë, pasi luhet një nga sfidat që në llogaritë e kualifikimit mund të vlejë shumë më shumë, pasi përballë kemi një nga kundërshtarët direkt.

Sfida mes Shqipërisë dhe Polonisë do të vijë live në ekranin e “Shqip”, me emisione të dedikuara para dhe pas sfidës, si dhe intervistat e protagonistëve e komentet e specialistëve më të mirë në vend.


Top Channel

You may also like