Shukova dhe Grigorian në vizitë në terren për fillimin e sanimit të shtratit të lumit Vardar në Jegunovcë dhe Gostivar

by admin
Spread the love

Ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorijan dhe kryetari i komunës Jegunovcë, Dimitar Kostadinovski sot do të bëjnë një vizitë në terren në lokacionin në fshatin Tudencë, ku fillojnë punimet për sanimin dhe rregullimin e shtratit të rrjedhës së epërme të lumit Vardar në Jegunovcë.

Siç kumtoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, aktiviteti për rritjen e rezistencës ndaj vërshimeve në këtë komunë, e cila shpeshherë është e ndjeshme ndaj fatkeqësive natyrore të këtij lloji, realizohet në kuadër të projektit “Përmirësimi i rezistencës ndaj vërshimeve në rajonin e Pollogut”.

Projekti financohet nga Zvicra, ndërsa bashkëfinancohet edhe nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e cila e implementon në partneritet me UNDP-në.

MARKETING



You may also like