Shuhet aktori që luajti Apollo Creed – Shqip

by admin
Spread the love

Aktori amerikan, Carl Weathers, është shuar në moshën 76-vjeçare. Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e tij.

Weathers, i cili njihet më së shumti për rolin e Apollo Creed në filmin Rocky, “u shua në paqe në gjumë”, thanë familjarët e tij në një deklaratë.

Ai ka marrë pjesë edhe në filma të tjerë si “Predator” me Arnold Schwarzenegger apo “Happy Gilmore” me Adam Sandler. Ai e nisi karrierën si mbrojtës në NFL, futbollin amerikan.

“Nëpërmjet kontributeve të tij në filma, televizion, art dhe sport, ai lë pas një shenjë të pashlyeshme që njihet në mbarë botën dhe çdo gjeneratë. Ai ishte vëlla, baba, gjysh, partner dhe mik i dashur”, deklaroi familja e tij.

Weathers lindi në vitin 1948 dhe e nisi karrierën duke luajtur futboll me Universitetin Shtetëror të San Diegos. Aty studioi edhe teatër. Gjatë karrierës 50-vjeçare në Hollywood, ai është shfaqur në më shumë se 75 filma dhe shfaqje televizive./tvklan.al

You may also like