Shtëpia e ëndrrave, fqinjët ankohen për Roger Federer

by admin
Spread the love

Roger Federer është një figurë e dashur nga pjesa më e madhe e tifozëve të sportit, megjithatë së fundmi ata që kanë dalë kundër këtij trendi janë fqinjët e ish-tenistit në Zvicër.

Federer, falë edhe fuqisë financiare që zotëron, ka arritur të marrë në pronësi një sipërfaqje prej 18.000 metra katrorë në buzë liqenit të Zurichut.

Deri në këtë pikë nuk ka asnjë kundërshtim. Vetëm se punimet për të ndërtuar shtëpinë e ëndrrave ku Federer do të jetojë me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij, vazhdojnë prej muajsh duke bllokuar kështu edhe lëvizjen në liqen të fqinjëve.

Federer duhet ta zgjidhë shpejt këtë çështje në mënyrë që të shmangë më pas procedura të komplikuara gjyqësore e për të vonuar edhe më shumë shtëpinë e tij të re. Vlen të theksohet se në sipërfaqjen prej 18.000 metrash katrorë, Federer do të ndërtojë një vilë dykatëshe me parkim nëntokësor dhe shumë ambiente sportive si pishinë, palestër dhe dy fusha tenisi.


Top Channel

You may also like