Shqiptaret e famshme janë ‘arratisur’ për pushime në këtë ishull të Italisë

by admin
Spread the love

 

 

 

Nëse vitet e kaluara ka qenë Mykonos zgjedhja e parë e pushimeve për shumë nga vajzat e showbiz-it shqiptar, këtë vit vera ka tjetër emër!

Duket se ishulli grek, shumë pranë Shqipërisë ka dalë nga “moda” dhe fronin e kryesorit e ka zënë: Capri!

Ishujt fantastik në jugperëndim të Italisë, që janë të pushtuar nga detet e kaltra, puhiza e limonëve, sa të materializuar edhe në punime artistike e suvinere që i gjen kudo rrugicave të Caprit, mbi të gjitha dhe kryesorja shëtitjet me varka në të gjithë vijën bregdetare me ujin më të kaltër që mund t’ju kenë zënë sytë!

Atraksionet turistike janë të pafundme! Nga shpella blu, tek shkëmbinjtë e famshëm Farglioni ku të gjithë vajzat e njohura të ekranit shqiptar nuk i kanë kursyer fotot, e kanë shndërruar Caprin në destinacionin e parë të pushimeve për shumë yje të ekranit.

 

Nga supermodelja Emina Cunmulaj tek Rudina Magjistadi dhe Bieta Sulo, ju sjellim galerinë me foto nga pushimet e VIP-ave shqiptarë.

 

 

 

 

Ah, nëse jua ndërrojnë mendjen edhe juve për të prerë biletën drejt e në Capri, ja disa piketime dhe çmime hotelesh që mund t’ju duhen!

 

Sa kushton të qëndrosh në Capri?

Çmimi mesatar i një udhëtimi shtatë ditor në ishullin Capri është 1,649 dollarë për person, 2,962 dollarë për një çift dhe 5,552 dollarë për një familje prej 4 personash.

Hotelet në Capri variojnë nga 70 deri në 395 dollarë për natë me një mesatare prej 148 dollarësh, ndërsa qiratë e shtëpive air/bnb kushtojnë 140 deri në 400 dollarë për një natë.

You may also like