Shpërthen raketa 3 miliardë dollarëshe e Elon Musk, por miliarderi feston… suksesin

by admin
Spread the love

Një raketë e Elon Musk, e cilësuar si raketa më e madhe dhe më e fuqishme, shpërtheu pak pas nisjes për në hapësirë. Megjithatë shpërthimi i raketës me vlerë 3 miliardë dollarë u cilësua një… sukses

Duhej të ishte një ditë e madhe për udhëtimin hapësinor: testimi i parë i raketës më të madhe të ndërtuar ndonjëherë në orën 3.33 fiks. Por ‘Starship’ shpërtheu 30 kilometra mbi nivelin e detit dhe ra në ujë. Një katastrofë në pamje të parë.

Megjithatë, ekipi i SpaceX festoi më pas duke e konsideruar një ditë suksesi. Arsyeja: nuk ishte e qartë nëse starti do kishte funksionuar mbi të gjitha.

Përpara nisjes, themeluesi i SpaceX, Elon Musk tregoi një optimizëm të kujdesshëm: Shanset që raketa të mbërrijë në orbitë janë 50 me 50 përqind.

Sot, Musk përgëzoi stafin e SpaceX: Ne kemi mësuar shumë për fluturimin tjetër, që do realizohet pas disa muajsh.

Bill Nelson, kreu i agjencisë hapësinore amerikane, NASA, e përgëzoi Musk, duke thënë se çdo arritje historike kërkon një risk të përllogaritur.

Ekspertët thonë se ky dështim nuk do i dëmtojë aksionet e Musk në bursa.

Anija ‘Starship’ është më e madhja e ndërtuar ndonjëherë. Ajo parashikohet të mbajë 100 persona.

Qëllimi i Musk është të shkojë në Mars një ditë./BILD

You may also like