Shpërthen depoja e naftës në Rusi, reagon Zelensky: Dobësia e Moskës është e qartë

by admin
Spread the love

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një depo nafte në Voronezh, një nga dy qytetet ku ushtarët e Wagner besohet se kanë kapur objektet kryesore ushtarake.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka reaguar duke thënë se “rruga e djallit, e shkatërron vetveten”, dhe se dobësia e Moskës tashmë është e qartë.

Ndonëse nuk e ka përmendur presidentin rus, Vladimir Putin me emër, Zelensky duket se e ka kritikuar liderin rus për dërgimin e “qindra mijëra njerëzve” në luftë.

Sa më gjatë që Rusia i mban trupat dhe mercenarët në Ukrainë “aq më shumë kaos, dhimbje dhe probleme do të ketë brenda vetes”, ka thënë Zelensky.

Grupi mercenar rus Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, ka pretenduar se i ka pushtuar objektet ushtarake në qytetin e Rusisë, Rostov-on-Don. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka dënuar atë që e ka quajtur “tradhti”, pas deklaratave të fundit të Prigozhinit. Prigozhin ka bërë thirrje për rebelim kundër ushtrisë ruse – ndonëse e ka mohuar se po synon puç.

Pa e përmendur emrin e Prigozhinit, Putin është zotuar për t’i ndëshkuar ata që janë mbrapa rebelimit.
Ai e ka pranuar se situata në Rostov-on-Don – qytet ku janë stacionuar pjesëtarë të Wagnerit – është e vështirë.


Top Channel

You may also like