Shorti i kombëtares/ Ekspertët e futbollit kërkojnë që “të jemi të matur në pritshmëritë e ekipit”

by admin
Spread the love

Shorti për përfaqësuesen tonë në kampionatin europian Euro 2024 ku kuqezinjtë do të duhet të përballen me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë ka sjellë një lloj entuziazmi shprese në ambientin futbolldashës për faktin se nuk do të kemi në grup një emër të madh të futbollit europian që do të mund të na trembte.

Gjithsesi, specialistët e futbollit nuk mendojnë se është krejtësisht kështu ky short edhe pse janë njëzëri për faktin se goglat këtë herë kanë qëlluar bujare.

Sulejman Mema, ish-trajner futbollit dhe aktualisht specialist në sektorin e ekipeve kombëtare beson se një short si ky është ai që do dëshironim.

“Edhe me dorë po t’i kishim zgjedhur goglat, po këto do merrnim”, thotë ai.

Ndërkohë ish-trajneri i përfaqësueses Astrit Hafizi thekson se duhet të jemi të kujdesshëm me pritshmëritë:

“Eksperienca na a treguar se sa herë kemi patur pritshmëri nuk kemi marrë atë që dëshironim”.

Sot përfaqësuesja jonë ka emra në përbërje që aktivizohen në klube të rëndësishme në kampionatet perëndimore dhe jo vetëm, kjo ndoshta na e bën më optimist.

“Nëse lojtarët që kemi në përbërje do të japin maksimumin asnjë nuk e ka të lehtë me ne”, thotë Mema.

“E keni vënë re që lojtarët me kombëtaren nuk luajnë njësoj si me klubet e tyre. Nëse nuk paraqiten mirë këtu pas pak ditësh janë protagonist në klubet e tyre, kjo shpjegohet me grupin që kanë në klubet ku janë ku rrethohen nga lojtarë më të mirë se vetja e tyre”, shprehet Hafizi.

Po çfarë duhet të shpresojmë nga kjo fushatë e re eliminatoresh?

“Ne duhet të marrim pikët maksimale me skuadrat që konsiderohen poshtë nesh si Moldavia dhe Ishujt Faroe, nëse marrim dhe ndonjë pikë tjetër në transfertë me kundërshtarët e tjerë do të ishte ideale”, thotë Mema.

“Në të shkuarën kemi luajtur me ekipe më të forta se ne dhe jemi paraqitur më mirë edhe pse nuk kemi marrë pikët, ndërkohë me kundërshtar të nivelit tonë është ana tjetër e medaljes, nuk ka justifikim për trajnerin më”, shprehet Hafizi.


Top Channel

You may also like