Shkoi për të votuar për presidentin e ri të Turqisë, por i propozoi një vajze! Kush është turku që futi “po-n” në kutinë e votimit

by admin
Spread the love

Turqia zhvilloi të dielën raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, nga ku doli fitues Rexhep Tajip Erdogan me mbi 52% të votave, përballë rivalit të tij Kilicdaroglu, që siguroi 48%.

Megjithatë, teksa Ankaraja votonte, në një nga qendrat e votimit në një shkollë lokale në kryeqytet është regjistruar një propozim i pazakontë.

Mehmet Emin Ozbej i propozoi Gizem Esin, duke i treguar një fletë votimi të improvizuar me një foto të tyre së bashku, ndërsa e pyeste nëse ajo e pranoi propozimin për martesë. Vajza dukshëm e habitur, por edhe e gëzuar pa masë, i ka vënë “fletës së votimit” një vulë me shenjën “po” me një foto të përbashkët dhe më pas e ka futur në “kutinë e votimit”.

Pas kësaj, Ozbej u gjunjëzua dhe i dhuroi vajzës një unazë fejese, e cila u shoqërua me duartrokitje dhe i uroi lumturi në jetën e ardhshme. Në një prononcim për gazetarët, vajza u shpreh e habitur dhe se nuk e priste një propozim të tillë.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like