Shkelja e kodit rrugor, Blendi Gonxhja zbulon çfarë ndodh nëse shoferët humbin pikët e patentës

by admin
Spread the love

Blendi Gonxhja, Drejtor i Përgjithshëm pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në një intervistë televizive, tha se shoferët që humbasin pikët e patentës do të duhet të rikthehen sërish në auto-shkollë, për të dhënë provimet e teorisë dhe praktikës.

Gonxhe theksoi ndër të tjera se pikët e patentës, hiqen për shkelje të rënda të përsëritura.

“Çdo njeri që humb pikët e patentës për shkelje të përsëritura të rënda do të kthehet sërish në autoshkollë. Kontrolli i pikëve të patentës është i kollajt, është në e-albania. Ata që janë korrekt kanë shtesë pikësh, ndërsa kush bën shkelje humb pikët. Kur arrijnë fundin e pikëve duhet të kenë kujdes sepse do kthehen nga e para në auto-shkollë. Ka një fazë riedukimi.

Do mësohen nga e para normat e sjelljes të cilat janë posaçërisht për ato shkelje që bëhet de humbja e patentës. Është një regjistrim në autoshkollë si nga e para”– theksoi Gonxhe.

You may also like