Shënoi mbrëmë: Broja shprehet i lumtur

by admin
Spread the love

Armando Broja realizoi mbrëmë njërin nga katër golat për skuadrën e Chelseat përballë Preston North End me rezultatin 4:0.

Kështu, Broja rikthehet tek goli pas një kohe ku pati paraqitje të dobëta e që mediat angleze filluan të spekulojnë se shqiptari mund të largohet shumë shpejt, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare e shfrytëzoi mjaft mirë mungesën e Nicolas Jackson, i cili është pjesë e Kupës së Afrikës.

Pas ndeshjes, ai tha se nuk është e lehtë për të të mos shënosh gola pas një periudhe të vështirë si pasjoë e lëndimit.

“Momente që të lumturojnë dhe të sjellin buzëqeshje në fytyrë. Shumë njerëz nuk i shohin ditët e këqija. Të gjithë presin të shënosh në çdo ndeshje, presion i madh. Nuk është e lehtë të mos shënosh. Tentoj t’i lë pas ditët e këqija, mundohem të shikoj përpara për ato të mirat. Dhe ndaj Prestonit ishte një mbrëmje e tillë. Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur. Shpresoj të shënoj të tjerë gola”, u shpreh sulmuesi shqiptar.

15 ndeshje në të gjitha garat për Brojën këtë edicion, duke shënuar dy gola e dhuruar një asistim.

 

You may also like