Shefki Kuçi merr drejtimin e Feronikelit 74, kompletohet shtabi teknik

by admin
Spread the love

FC Feronikeli 74, me kënaqësi ju informon që shef i ri shtabit teknik është caktuar Shefki Kuçi

Shefki Kuçi, emër i njohur ky për futbollin europian si lojtar, ku ka lënë gjurmët e tij te skuadrat Blackburn Rowers, Crystal Palace, Swansea City, Newcastle United etj.

Idoll i shumë fëmijëve kosovar në atë kohë, që prisnin para TV me shpresë të ndonjë goli nga ai, për të parë festën e tij të veçantë, “trademark” e tij.

Pas një karriere fantastike si futbollist, Kuçi vjen me idenë e tij për filozofinë e lojës të cilën mëton ta aplikojë tek skuadra jonë. Ai ka krijar mjaftueshëm bagazh edhe në shtabin teknik kryesisht në Finlandë, duke drejtuar edhe skuadra si Inter Turku.

Pjesë e asistentëve të tij vazhdojnë të jenë Faruk Elshani e Avni Hasani, duke u shtuar edhe kualiteti i spanjollit Albert Ramos Moraño, e gjithashtu edhe Fidan Rexhepi.

Skuadra tashmë ka filluar stërvitjet dhe futbollistët janë takuar me trajnerin e tyre të ri.

You may also like