Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin humb jetën në një aksident ajror në Rusi

by admin
Spread the love

Yevgeni Prigozhin ka mbetur i vdekur pas një aksidenti ajror me një avion privat në Rusinë qendrore, sipas Agjencisë Federale Ruse për Transportin Ajror.

Lajmin e kanë publikuar edhe dy prej mediave kryesore në Rusi, gazetat Tass dhe Kommersant.

Sipas mediave ruse, 10 pasagjerë kanë qenë në radhët e viktimave dhe një prej tyre është pikërisht shefi i grupimit mercenar Wagner, Yevgeni Prigozhin.

“Ka nisur një hetim për rrëzimin e avionit Embraer, i cili ndodhi sonte në rajonin e Tverit. Sipas listës së pasagjerëve, midis tyre është emri dhe mbiemri i Yevgeny Prigozhin”, shkruhet në njoftim.

Sipas Ministrisë ruse të Emergjencave, në bordin e avionit të rrëzuar ndodheshin 10 persona, përfshirë tre anëtarë të ekuipazhit. Sipas informacioneve paraprake, të gjithë në bord u vranë.

Disa prej burimeve pranë vendit të ngjarjes ndërkaq, kanë raportuar edhe vdekjen e Dmitry Utkin, një prej zyrtarëve më të lartë të Wagnerit, i cili po ashtu mendohet se ndodhej në bordin e avionit privat.

Prigozhin u bë i famshëm për një revoltë të zhvilluar më 24 qershor, në të cilën përmes grupimit të tij mercenar, ai u fut në Rusi dhe nisi një marshim drejt Moskës, ku kërkoi deri edhe rrëzimin nga pushteti të Vladimir Putin në një pikë.

Por, rebelimi zgjati vetëm 24 orë, pasi në bisedime intensive me liderin bjellorus, Alexander Lukashenko, u arrit një marrëveshje për tërheqjen e Wagner nga Rusia dhe largimin e tyre në Bjellorusi, ku u angazhuan për dy muaj në trajnimin e forcave bjelloruse në kufi me Ukrainën.

 

You may also like