Shefi i inteligjencës britanike u bën thirrje rusëve për bashkëpunim

by admin
Spread the love

Kreu i shërbimit të spiunazhit të Britanisë, MI6, u bëri thirrje të mërkurën rusëve që kundërshtojnë luftën në Ukrainë dhe të “bashkojnë duart” me shërbimin e tij të inteligjencës dhe t’i japin fund gjakderdhjes.

Në fjalimin e tij të dytë që kur u bë shef i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete në vitin 2020, Richard Moore shprehu besimin e tij se kishte gjasa shumë të ulëta që Rusia të rifitonte avantazh në Ukrainë.

Gjatë këtij fjalimi, të mbajtur në ambasadën britanike në Pragë, ai e krahasoi situatën aktuale në Ukrainë me Pranverën e Pragës në vitin 1968, kur Bashkimi Sovjetik anuloi reformat liberale.

“Ndërsa ata na tregojnë korrupsionin, grindjet e brendshme dhe paaftësinë e pashpirt të liderëve të tyre – shëmbëlltyrën më të shëmtuar të njerëzimit – shumë rusë po luftojnë me të njëjtat dilema si paraardhësit e tyre në vitin 1968”, tha Moore.

“I ftoj ata të bëjnë atë që kanë bërë të tjerët gjatë 18 muajve të fundit dhe të bashkojnë duart me ne. Dera jonë është gjithmonë e hapur…Sekretet e tyre do të jenë të sigurta me ne dhe së bashku do të punojmë për t’i dhënë fund gjakderdhjes”, shtoi ai.

Ai përshkroi vendimin e Iranit për furnizim të Moskës me dronë si “të pandërgjegjshëm” dhe tha se ky vendim ka provokuar grindje të brendshme në nivelin më të lartë të regjimit në Teheran.

Moore paralajmëroi gjithashtu se Kina dhe Rusia po garojnë për të zotëruar teknologjitë e inteligjencës artificiale.

Ai u ndal te tema e inteligjencës artificiale, duke thënë se kjo teknologji i ndihmon agjencive të inteligjencës, por nuk mund të zëvendësojë agjentët që mund zbulojnë sekrete, diçka që sipas tij teknologjia nuk mund ta bëjë.

“Karakteristikat e veçanta të agjentëve që janë në vendet e duhura do të bëhet edhe më e rëndësishme”, tha ai. /REL


Top Channel

You may also like