SHBA – Xi: Kina nuk ka ndërmend të hyjë në luftë me askënd

by admin
Spread the love



UASHINGTON, 16 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kina është e përkushtuar për zhvillim paqësor për të ndërtuar një komunitet me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, deklaroi presidenti Xi Jinping në darkën gala’ me komunitetin e biznesit SHBA-Kinë.

”Paqja, miqësia dhe harmonia janë vlera të rrënjosura në qytetërimin kinez dhe ajo që populli kinez kundërshton është lufta, ajo që ata duan është stabiliteti dhe ajo që shpresojnë është paqja e qëndrueshme botërore”, shtoi Xi.

”Kina nuk ka ndërmend të shkojë në luftë me askënd. Nuk do të luftojë as një luftë të ftohtë, as një luftë të nxehtë. Përtëritja e madhe e kombit kinez nuk mund të arrihet pa një mjedis ndërkombëtar paqësor dhe të qëndrueshëm”, theksoi ai./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDestinacion turistik, shtegu që lidh malet mes Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë


You may also like