UASHINGTON, 1 prill /ATSH-ANSA/- Shtatë të mitur u shtruan në spital pasi u plagosën nga të shtënat në qendër të Indianapolis.
Lajmi u bë i ditur nga mediat amerikane, duke cituar policinë në kryeqytetin e shtetit të Amerikës qendrore-lindore Indiana.
Viktimat të moshës 12 deri në 17 vjeç, u plagosën me armë zjarri të shtunën në mbrëmje jashtë qendrës tregtare “Circle Center”.
Asnjë i dyshuar nuk është arrestuar për momentin. Hetuesit besojnë se janë përdorur më shumë se një armë.//a.i/