SHBA – Obama dhe Clinton mbështesin fushatën zgjedhore të Biden

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 29 mars /ATSH-DPA/-  Ish-presidentët amerikanë, Barack Obama dhe Bill Clinton i kanë ardhur në ndihmë presidentit aktual, Joe Biden në fushatën zgjedhore.

Tre demokratët u shfaqën së bashku në një ngjarje të madhe për mbledhjen e fondeve në Nju Jork dje në mbrëmje.

Në ngjarjen e zhvilluar në “Radio City Music Hall” në Manhattan gjithashtu morën pjesë disa yje të muzikës. Ekipi i fushatës së Biden grumbulloi më shumë se 26 milionë dollarë.

Shfaqja e fushatës u shoqërua me protesta kundër politikës së qeverisë amerikane në Lindjen e Mesme, duke ndërprerë disa herë demokratët e shquar në skenë.

Disa mijëra njerëz morën pjesë në ngjarje. Biden, Obama dhe Clinton u ulën së bashku në një panel diskutimi të moderuar, duke folur për demokracinë, jetën në Shtëpinë e Bardhë, konfliktet ndërkombëtare dhe vendimet e vështira si president.

Obama dhe Clinton vlerësuan punën e Biden. Nga ana tjetër, Biden sulmoi ish-presidentin republikan Donald Trump, i cili dëshiron të kandidojë kundër presidentit aktual në zgjedhjet e nëntorit.

Biden paralajmëroi se rivali i tij mohon ndryshimin e klimës dhe se është në marrëdhënie të mira me autokratët në mbarë botën dhe dëshiron të kufizojë të drejtat themelore.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like