SHBA, ndoshta pas sulmit në spitalin e Gaza-s – Shqip

by admin
Spread the love

Një anëtar i parlamentit rus ka thënë se Shtetet e Bashkuara mund të qëndrojnë pas shpërthimit spitalin baptist në Gaza që thuhet se vrau deri në 500 vetë.

Andrey Gurulyov, një anëtar i Parlamentit rus (Duma) dhe ish-komandant ushtarak, e bëri këtë akuzë gjatë një paraqitjeje në kanalin televiziv Rusi-1 të drejtuar nga Kremlini.

“Është jashtëzakonisht e qartë se një bombë e drejtuar atje ra,” tha Gurulyov.

Ai shtoi se “një grup aeroplanmbajtës i SHBA-së i është afruar brigjeve të Izraelit”, duke iu referuar anijeve luftarake të marinës amerikane të vendosura në Mesdheun lindor pas sulmit të Hamasit.

“Urdhëri për të qëlluar mund të ketë ardhur nga një qendër komandimi stacionare në territorin izraelit ose nga një qendër kontrolli anijesh në një aeroplanmbajtëse,” tha Gurulyov.

“Pra, ndoshta nuk është Izraeli, janë amerikanët ata që e goditën atë spital,” vazhdoi ai.

 “Koha do ta tregojë. Unë mendoj se shërbimi ynë inteligjent e di gjithsesi.”

Pas tragjedisë së ndodhur, e cila shkaktoi reksion të madh nëpër botë, Izraeli që vetë kishte pranuar bombardimin e spitalit në minutat e para pas sulmit, doli me versionin se mund të ketë qenë një raketë e qëlluar gabim nga vetë grupet militante palestineze.

Këtij versioni i mëshoi dhe Biden në vizitën e nesërme në Izrael, derisa disa media qartësuan gënjeshtrën e pastër izraelito-amerikane mbi gabimin e pretenduar palestinez. /tesheshi.com/

 

 

You may also like