SHBA-ja dhe Japonia dënojnë armatosjen e Rusisë nga Koreja e Veriut

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Koreja e Jugut e kanë dënuar furnizimin e Rusisë me municione dhe me pajisje ushtarake nga Koreja e Veriut, duke thënë se armatimi i tillë i rrit dukshëm dëmet dhe viktimat civile nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Në një komunikatë të përbashkët, sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Park Jin, dhe ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoko Kamikawa, thanë: Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku me komunitetin ndërkombëtar për t’i zbardhur tentimet e Rusisë për të marrë pajisje ushtarake nga Koreja e Veriut”.

“Furnizimet me armë të tilla, disa prej të cilave mund të konfirmojmë se janë kryer, do ta rrisin jashtëzakonisht shumë numrin e humbjeve në njerëz nga lufta agresore e Rusisë”, thanë ata.


Top Channel

You may also like