SHBA bllokon Rezolutën për armëpushim në Gaza – Shqip

by admin
Spread the love

Shkon në mbi 17 mijë numri i palestinezëve të vrarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bllokuan me veto një rezolute të mbështetur pothuajse nga të gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit dhe dhjetëra vende të tjera të premten, e cila kërkonte një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës. Rezultati i votimit ishte 13 pro, 1 kundër, ndërsa Britania e Madhe abstenoi.

Mbështetësit e saj e quajtën të premten ditë të tmerrshme dhe paralajmëruan se tashmë në Gaza do të ketë më shumë vrasje të civilëve dhe shkatërrim më të madh në luftën që ka hyrë në muajin e tretë.

Qëndrimi i SHBA-së pasqyron një ndarje që po rritet mes Uashingtonit dhe disa prej aleatëve të tij më të mëdhenj për shkak të bombardimeve vdekjeprurëse të Izraelit në Gazë.

Votimi, po ashtu, e zhvendosi përgjegjësinë më shumë tek Shtetet e Bashkuara që po e mbrojnë Izraelin nga kërkesat në rritje për të ndaluar sulmet ajrore që gjithsesi, zëvendësambasadori amerikan në OKB, Robert Ëood, e kritikoi Këshillin e Sigurimit pas votimit se ka dështuar ta dënojë sulmin e Hamasit.  Ai tha se ndalja e luftimeve do t’ia mundësonte Hamasit të vazhdojë ta udhëheqë Gazën dhe “vetëm të përgatitet për luftën e radhës”.

Ndërkohë që paralelisht me zhvillimet në OKB, Izraeli vijoi ofensivën e tij ushtarake nga ajri dhe toka tashmë edhe në Gazën Jugore, duke i lënë palestinezët të luftojnë për të mbijetuar në një situatë që Kombet e Bashkuara e përshkruan si “apokaliptike”. Shumë shtëllunga tymi, shpërthime dhe avionë që sulmonin nga ajri u panë në Gaza, ndërsa numri i të vdekurve palestinezë u rrit të shtunën në mbi 17 mijë e 400 palestinezë./tvklan

You may also like