SHBA – Blinken: Ukraina ka nevojë tani për ndihmën tonë

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 9 prill /ATSH-ANSA/ – SHtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe riafirmojnë angazhimin për të mbështetur Ukrainën, deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm britanik, David Cameron.

Sekretari i Shtetit falënderoi Londrën për udhëheqjen e saj në ndihmën e Kievit që nga dita e parë.

”Ukraina ka nevojë për armë të reja tani”, nënvizoi Blinken.

Ai i bëri thirrje Kongresit Amerikan që të miratojë ligjin e buxhetit të propozuar nga Joe Biden./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like