SHBA – Biden: Netanyahu po gabon

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 10 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden foli në një intervistë të transmetuar të martën kundër politikës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Rripin e Gazës duke e konsideruar atë një gabim.

Ai i kërkoi gjithashtu Izraelit arritjen e një armëpushimi.

“Unë mendoj se ajo që ai po bën është një gabim”, deklaroi Biden.

”Unë nuk jam dakord me qasjen e tij”, tha presidenti amerikan në një intervistë për stacionin e gjuhën spanjolle ”Univision”, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me zhvillimin e luftës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like