Shaban Trstena merr çmimin “8 Shtatori”: Është çmim special për mua

by admin
Spread the love




Me rastin e festës së sotme “Dita e Pavarësisë”, presidenti Stevo Pendarovski në një ceremoni solemne nderoi katër sportistë të cilët në karrierën e tyre arritën të dekorohen me medalje nga Lojërat Olimpike Verore dhe Paraolimpike, me urdhrin “8 Shtatori”.

Në mesin e atyre të cilët u nderuan me urdhrin 8 shtatori ishte edhe Shaban Trstena. Ky i fundit tha se çmimi “”8 shtatori” është special për të pasi jepet nga duart e presidentit të vendit.

“Dua të përshëndes dy trajnerët e mi, që pa qenë ata dy nuk do të isha këtu, ata janë selektori Nase Nasev dhe i ndjeri, trajneri ynë Hajrush Sinani. Ky çmim që është në duart e mia, të nderuar të pranishëm është diçka e veçantë, diçka speciale sepse pikërisht e marr nga dora e presidentit, nga vendlindja ime, nga populli im andaj do të jetë shumë i veçantë, por edhe unë jam krenar si sportist që aq shumë dhashë kontribut”, u shpreh Trstena.


You may also like