Sfida Partizani-Laçi mbyll javën e 2-të, “Ti Bo Gol” zbret në fushën e “Elbasan Arenës”

by admin
Spread the love

Do të luhet sot në mbrëmje në orën 19:30 në stadiumin “Elbasan Arena” sfida Partizani-Laçi, që do të mbyllë javën e dytë të Abissnet Superiore, një takim që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Pas suksesit në javën e parë përballë Egnatias, “të kuqtë” e kryeqytetit kërkojnë një tjetër sukses përballë një rivali direkt si Laçi, që të shkëputen të vetëm në krye të renditjes së Superiores.

Edhe Laçi ka nisur shumë mirë sezonin. Pas fitores bindëse përballë Teutës në premierën e kampionatit, kurbinasit kërkojnë një tjetër rezultat pozitiv përballë një kundërshtari direkt si Partizani.

Sfida fillon në orën 19:30, por në prag të sfidës do të startojë live nga stadiumi emisioni i gazetarit Krist Martiro “Ti Bo Gol”, që do të sjellë analiza, komente dhe intervista ekskluzive me protagonistët e ndeshjes (para dhe pas takimit). / Oversport.tv

You may also like