Sfida e Turamit, të gjejë golin e parë pa Lautaron

by admin
Spread the love

Markus Turam ka konfirmuar se deri më tani është transferimi më i mirë i merkatos verore të zikaltërve, edhe para Jan Zomerit.

Është i tillë për shkak të talentit, vazhdimësisë, mprehtësisë dhe perspektivës së tij. Që ishte një sulmues i shkëlqyer dihej, por që do të kishte një ndikim të tillë të menjëhershëm dhe funksional në skuadër, ishte skenari më i mirë që mund të ëndërronin zikaltrit kur e transferuan me parametër zero nga Borusia Mënshengladbah. Në kopertinën e gjysmës së parë të sezonit si lojtar i Interit, para së gjithash është ndjenja e tij me Lautaron, dyshja vdekjeprurëse e kryesuesve të kampionatit. Por, pa argjentinasin? Kjo është sfida e re për francezin.

PA PARTNERIN – Edhe pse Turami bën gjithmonë paraqitje mbi mesataren, në 337 minutat e luajtura pa Lautaron në krahun e tij, Markus nuk e ka gjetur asnjëherë golin. Ndeshjet që kontribuojnë më shumë në këtë minutazh të numrit 9 janë katër: 0-4 ndaj Salernitanës e vendosur nga pokeri i argjentinasit si zëvendësues, përmbysja kundër Salcburgut në Ligën e Kampioneve, 0-0 kundër Real Sociedadit në “Giuseppe Meazza” dhe Inter-Leçe e së shtunës së kaluar. Fakti që Turami ka mbetur thatë në ndeshje të tilla, nuk do të thotë që ka luajtur keq, për shembull kundër Benfickës fitoi një penallti, por thjesht se nuk mundi të merrte rolin e finalizuesit në mungesë të bomberit të skuadrës.

OBJEKTIVI – Sot në Xhenoa ato 337 minuta do të bëhen 427, nëse Inzagi nuk vendos ta zëvendësojë atë përpara vërshëllimës së trefishtë. Në mungesë të kapitenit, pesha e sulmit mund të jetë vetëm mbi të duke pasur parasysh vështirësitë e Arnautoviçit dhe Sançezit. Argjentinasi nuk i ka dhënë asnjëherë një asist Turamit (ndërsa e kundërta ka ndodhur disa herë), ndaj francezit nuk i mungon shpatulla, por mund të jetë një dështim për të ndarë vëmendjen e mbrojtësve (të cilët shpesh markojnë Lautaron dhe kur ai mungon përqendrohen te Turami dhe jo sulmuesit rezervë) ose thjesht një çështje e fatit të keq. Në çdo rast, Xhenoa-Inter do të jetë një mundësi për Markusin: sulmi do të jetë i gjithi mbi supet e tij dhe sfida është të dalë përfundimisht nga ngërçi, edhe pa “mbretin” zikaltër që katalizon shqetësimet e kundërshtarëve.

PANORAMASPORT.AL

You may also like