Serxho Ramos, goli 10 mijë në Champions. Ja cilët janë golat e tjerë jubilarë

by admin
Spread the love

Mbrëmja e së mërkurës ka qenë e veçantë në Ligën e Kampioneve. Sepse mes të tjerash është shënuar dhe goli numër 10 mijë në kompeticionin më të rëndësishëm europian në rang klubesh. Krenarinë për ta shënuar këtë gol e ka pasur mbrojtësi i Seviljes, Serxhio Ramos. Për andaluzët ka qenë një mbrëmje negative ajo në Ligën e Kampionëve, teksa humbja në fushën e tyre përballë PSV-së (2-3) i ka eliminuar që në fazën në grupe nga ky kompeticion.

E vetmja notë pozitive që do të mbahet mend për bardhekuqtë është goli jubilar i Serxho Ramosit. Ishmbrojtësi i kombëtares spanjolle është rekordmen në Champions për një mbrojtës, teksa ka shënuar golin numër 16, që i bashkëngjitet dhe rekordi tjetër ai i të realizuarit të golit numër 10 mijë të kompeticionit. “Gazeta dello Sport” i ka kushtuar një speciale të gjithë autorëve të golave jubilarë në Champions.

Daniel Amokaçi (Nigeri) – Ne e kujtojmë atë, sepse gjatë kohës së tij te Evertoni, në gjysmëfinalen e Kupës FA kundër Totenhemit, ai hyri pa pëlqimin e menaxherit të tij, duke shënuar një dygolësh që i çoi “karamelet” në finale, më pas fitoi trofeun kundër Junajtidit. Nigeriani e pagëzoi Ligën e Kampionëve “të re”, më 25 nëntor 1992, në një ndeshje mes Bryzhit dhe Cska-së së Moskës që përfundoi 1-0.

Dimitri Koklov (Rusi) – Mesfushori rus shënoi golin e 1000-të në historinë e Champions, më 9 dhjetor 1998, me fanellën e PSV Eind’hoven. Goditja e tij me kokë i dha holandezëve epërsinë në pjesën e parë, të cilën Benfika e rikuperoi falë një dyshe të Nuno Gomesh. Ndeshja përfundoi 2-2.

Fernando Kouto (Portugali) – Një gur themeli i Lacios që fitoi Serinë A në vitin 2000, më 19 shtator 2001, Kouto shënoi golin e 2000-të në humbjen 3- 1 të bardhekaltërve kundër Nantës në “Olimpico”. Ndeshja i kushtoi stolin edhe Dino Zof-it, i zëvendësuar nga Alberto Zaketoni.

David Trezege (Francë) – Golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e Juventusit me 171 gola, Trezege shënoi golin e 3000-të në Champions në suksesin 7-0 të bardhezinjve kundër Olimpiakosit, më 10 dhjetor 2003. Për Juventusin mbetet fitorja më e thellë në Europë.

Piter Krauç (Angli) – Në periudhën trevjeçare te Liverpuli (2005-08) sulmuesi shtatlartë fitoi dy titujt e vetëm të karrierës së tij. Në shtator 2005 ai bëri debutimin në Champions, ndërsa në prill 2007, përsëri me “The Reds”, ai shënoi golin numër 4.000 të kompeticionit, në fitoren 1- 0 kundër PSV-së.

ssdasdasdasdasdasda

Luizao (Brazil) – Ikona historike e Benfikës për 15 sezone, mbrojtësi brazilian shkroi një rekord të vogël në Champions më 14 shtator 2010, duke shënuar golin e 5000-të të kompeticionit kundër Hapoel TelAviv. Por portugezët e mbyllën grupin në vendin e tretë, duke zbritur në Europa League.

Serxho Ramos (Spanjë) – Autogoli i tij në “Old Trafford” në mars 2013 nga njëra anë i dha golin numër 6.000 në Champions, nga ana tjetër “mashtroi” tifozët e Junajtidit, të mërzitur nga golat e Realit me protagonistë Modriçin dhe Ronaldo. Ekipi i Murinjos kaloi në çerekfinale pas një ndeshjeje të ndikuar shumë nga përjashtimi i Nanit në minutën e 56-të.

Angel di Maria (Argjentinë) – Në Paris ai kënaqej me rroveshata, ‘gërshërë’ dhe plot gola të tjerë. Më 25 nëntor 2015 ai hyri në listën e pesë golashënuesve me të cilët PSG mundi Malmoen në shtëpi. Goli i tij e çoi numrin e golave në Champions League në 7.000.

Erik Lamela (Argjentinë) – Totenhemi pagoi 30 milionë në verën e vitit 2013 për ta sjellë atë në Londër. Në tetë vjet rekordi nuk i ka buzëqeshur, duke pasur parasysh lëndimet e ndryshme dhe vetëm 37 gola në 257 ndeshje. Njëri prej tyre, numri 8,000 i Ligës së Kampionëve, mbërriti më 3 tetor 2018 në humbjen e “Gjelave” në shtëpi kundër Barcelonës (2-4).

Emerson Palmieri (Brazil) – Në vitin në të cilin Çelsi fitoi Ligën e Kampionëve për herë të dytë në historinë e vet në “Do Dragao”, më 17 mars 2021, Emerson Palmieri, shënoi golin e 9.000-të të kompeticionit. Viktima ishte Atletiko e Madridit.

Serxhio Ramos (Spanjë) – Autogoli i tij në “Old Trafford” në mars 2013 u zhbë nga Serxhio Ramos dhjetë vjet më pas, teksa të mërkurën në mbrëmje, ai shënoi golin numër 10 mijë në Champions, ndonëse në fund rezultoi i pavlerë për Seviljen që u mund nga PSV-ja.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

You may also like