Serie A si NBA, po projektohet një ndeshje mes të gjithë yjeve

by admin
Spread the love

Një ndeshje ku do të kenë mundësi të luajnë të gjithë lojtarët më të mirë të Serie A. Ky është projekti i fundit që Lega Serie A po merr në shqyrtim për ta realizuar në rast se të gjitha palët bien dakord. Një ndeshje e stilit “All Star Game” që aplikohet në Amerikë.

Serie A All Star Game është një projekt mbi të cilin Lega Serie A po punon konkretisht, siç shpjegohet nga presidenti Casini. “Është një ide që meriton vëmendje” tha ai për Ansa.

Ne do të studiojmë projektin dhe klubet në asamble dhe do të vlerësojë të gjitha të mirat dhe të këqijat”. Një ide kjo që është hedhur edhe nga presidenti i Chelsea, Todd Boehly. Ideja e tij duket se tashmë është dëgjuar dhe po merret në shqyrtim. /oversport.tv

You may also like