Serbia u dorëzua rreptë në Llapushnik, si iu kall pizgaueri i parë (VIDEO)

by admin
Spread the love

24 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe pushtuesve serbë, betejë kjo e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut.

Përballja u zhvillua për tri ditë me radhë nga 8, 9 dhe 10 maj dhe ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.

Nga ky ballafaqim kishte rënë heroikisht Besim Halilaj, njofton Klan Kosova.

Lufta e zhvilluar në Grykës së Llapushnikut për kontrollin e kësaj zone, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e bënte të pakalueshme për forcat serbe rrugën Prishtinë – Pejë.

Gryka e Llapushnikut u mbajt e bllokuar për muaj me radhë, duke u mundësuar luftëtarëve të UÇK-së që të lëvizin të lirë në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës dhe kjo ua mundësoi që të organizohej dhe të furnizohej me armatim.

 

You may also like