Seanca e radhës më 28 prill, Kusari-Lila jep formulën për krijimin e Komisionit Hetimor

by admin
Spread the love

Shefja e grupit të deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se seanca e radhës është paralajmëruar të mbahet më 28 prill, raporton Ekonomia Online.

“Seanca e radhës është më 28 prill. Shtesë është
votimi i kërkesës për themelimin e Komisionit Hetimor, zgjedhjen e një anëtari
të bordit RTK dhe debati për punën e qeverisë. Këto janë pikat që caktuam për
seancë të rregullt. Ekzistojnë dy forma që mund të procedohet tutje e para mund
të tërhiqen nënshkrimet apo edhe të tërhiqet ajo kërkesë dhe të procedohet njëri
grup parlamentar ri opozitës”, tha ajo.

“Tashmë është e tejkaluar mandati i UNMIK-ut dheKoosva është vend i pavarur. Megjithatë në përmbajtje nuk e ka asnjë kuptim funksionimi i UNMIK-ut”, tha ajo.

You may also like