Scholz: Synimi i Perëndimit është të ndihmojë Ukrainën, jo të ndryshojë regjimin e Kremlinit

by admin
Spread the love

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka refuzuar të bjerë pre e spekulimeve për se sa kohë do të qëndrojë Vladimir Putin në detyrë pas një rebelimi në Rusi fundjavën e kaluar. 

I pyetur nëse Putin do të qëndronte si president i Rusisë edhe për gjatë, Olaf Scholz tha se qëllimi i Perëndimit në mbështetjen e Ukrainës ishte ta ndihmonte atë të mbrohej dhe jo të sillte ndryshimin e regjimit të Kremlinit.

Insistimit nëse kishte shpresuar se rebelimi do t’i jepte fund sundimit të Putinit, Scholz iu përgjigj se kjo nuk do të kishte kuptim pasi ishte e paqartë nëse ai që do të pasonte liderin aktual do të ishte më mirë.

Trupat Wagner janë një njësi ushtarake që po vepron në mënyrë shumë agresive në të gjithë botën, dhe shumë konkretisht edhe në luftën e Rusisë kundër Ukrainës,” tha Scholz.

Kancelari gjerman, megjithatë, tha se besonte se rebelimi i dështuar e kishte dobësuar zotin Putin.

“Unë besoj se ai është dobësuar pasi kjo tregon se strukturat e pushtetit autokratik kanë të çara në to dhe ai nuk është aq fort në shalë siç pretendon gjithmonë“- i tha Scholz transmetuesit gjerman ARD, megjithëse – sipas tij – ishte e paqartë nëse kjo do të bënte që Kremlini të tërheqë më shumë trupat e tij nga Ukraina për të lejuar bisedimet e paqes.


Top Channel

You may also like