Scaloni zhgënjeu Messin dhe pjesën tjetër të skuadrës, “pleshti” i kërkoi llogari trajnerit

by admin
Spread the love

Deklarata e trajnerit të Argjentinës, Lionel Scaloni pas fitores me Brazilin në kualifikueset e Kupës së Botës së vitit 2026 bëri mjaft bujë.

Tekniku 45-vjeçar në mënyrë të befasishme lajmëroi se mund të largohet nga stoli i Albicelesteve. Por, kjo deklarata para mediave nuk i pëlqeu aspak kapitenit të Argjentinës, Lionel Messi.

Mediat argjentinas bëjnë të ditur se mes të dyve ka pasur nëj përplasje pas deklaratës së trajnerit me “pleshtin” që nuk ishte dakord me mënyrën si tekniku lajmëroi tërheqjen e mundshme. Sipas Messit, Scaloni fillimisht duhej të informonte skuadrën dhe të fliste në dhomat e zhveshjes dhe vetëm më pas t’i drejtohej mediave.

Mbetet për t’u parë tashmë se si do të vijojë raporti mes Scalonit dhe Messit e pjesës tjetër të futbollistëve. Tekniku kërkon të vazhdojë me kombëtaren edhe në Kupën e Amerikës verën e ardhshme e më pas të largohet. Por, me Messin kundër, aventura e trajnerit mund të mbyllet edhe më shpejt.


Top Channel

You may also like