SBASHK-u nis grevat, paralajmëron veprime radikale

by admin
Spread the love

I gjithë sektori i arsimit, që nga çerdhet deri tek universitetet, më 12 maj do të futen në grevë një-orëshe.

Kështu ka vendosur tashmë Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës, pasi që ministrja Arbërie Nagavci nuk ka mbajtur premtimin për dialog përmbajtjesor.

Pas grevës së parë një-orëshe më 12 maj, e cila po vjen si paralajmërim për veprime më radikale, më 20 maj do të vazhdohet edhe me një grevë tjetër, ku pjesë e saj do të jetë e gjithë anëtarësia, pa i përjashtuar këtu edhe veprime më radikale.

Në të dyja ndërrimet e sistemit arsimor, sipas vendimit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të siguruar nga Demokracia.com, do të ketë grevë.

You may also like