Sampdoria “pa busull”, Lecce merr tre pikë të rëndësishme për mbijetesë

by admin
Spread the love

Lecce mposht në transfertë Sampdorian në javën e 15-të të Serie A dhe merr tre pikë mjaft të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Golat e Colombo dhe Banda mjaftuan për miqtë që t’i shkaktonin Sampdorias humbjen e 11-të në këtë edicion dhe për t’i thelluar më shumë krizën.

Sampdoria rrezikon e para në fillimin e takimit me anë të Manolo Gabbiadinit ndërsa Lecce kundërpërgjigjet me Strefezzan. Provon gjithashtu edhe Djuricic për vendasit, por pa sukses. Kur pritej që ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjes me rrjeta të paprekuara, mendon Colombo që realizon golin e parë të takimit dhe kalon në avantazh Leccen.

Edhe në pjesën e dytë është Lecce që shfaqet e para rrezikshëm në portën e Sampdorias, madje realizon një gol që anulohet më pas për pozicion jashtë loje. Lecce ndërkohë do të realizonte edhe golin e dytë të takimit me anë të Banda i cili vulosi kështu edhe fitoren e kësaj ndeshjeje.

Pas 15-javësh Lecce ngjitet në kuotën e 15 pikëve, ndërsa Sampdoria qëndron në zonën e ftohtë me vetëm 6 pikë. /oversport.tv

Foto: U.S. Lecce, Twitter

You may also like