Sadiku kujton 33 vjetorin e FR të LDK-së, e bën “tag” edhe Komandant Remin

by admin
Spread the love

Anëtari i LDK-së, Izet Sadiku, ka përkujtuar 33 vjetorin e Forumit të Rinisë së LDK-së, duke thënë se ky Forum ka qenë organizata më e madhe e rinisë në Kosovë dhe ka qenë bartëse kryesore e organizmit të rinisë në periudhë e shtetit paralel, siç njihet ajo kohë.

“Forumi ka organizuar jetën arsimore , kulturore, artistike, të sigurisë dhe sportive në vitet më të vështira në Kosovë dhe ka mbajtur gjallë zërin e e rinisë në ato kohë. Forumi ka qenë organizata më e madhe e cila është anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare në atë kohë të cilat i ka njoftuar për dhunën ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar Sadiku në një postim në Facebook, duke bashkëngjitur fotografi nga koha e themelimit, si dhe duke etiketuar në postim edhe ish-komandantin e UÇK-së për zonën operative të Llapit, Rrustem Mustafën, i cili njihet si Komandant Remi, i cili ka qenë pjesë e LDK-së në fillet e saj, por që më vonë kaloi në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), ku edhe shërbeu si deputet nga radhët e kësaj partie.

Sadiku tha se ish-presidenti Ibrahim Rugova ka qenë  përkrahësi më i madh i forumit dhe aktiviteteve të tij.

“Duhet përkujtuar se shumë udhëheqës dhe anëtarë të Forumit kanë qenë anëtarë të UÇK-së deri nē komandant të zonave  të UÇK-së. Shumë anëtarë të Forumit kanë dhënë jetën për Kosovë dhe shumë të tjerë kanë qenë të burgosur nëpër burgjet serbe. Shumë anëtarë dhe udhëheqës të forumit kanë vazhduar kontributin e tyre mbas lufte në krijimin e institucioneve të Kosovës deri në pavarësimin e saj”

“Sot në 33 vjetorin e Forumit të Rinisë; Lavdi për të gjithë ata aktivist që kanë dhënë jetën për lirin e Kosovës dhe  falënderim për të gjithë një armatë të të rinjve qe kanë kontribuar në këto 33 vite që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe sovran”, përfundoi Sadiku. /Klankosova.tv

You may also like