RUSI – Moskovitët përkujtojnë politikanin opozitar Nemtsov, i vrarë në 2015-n

by admin
Spread the love

MOSKË, 27 shkurt /ATSH-ANSA/ – Moskovitët përkujtuan sot politikanin e ndjerë të opozitës, Boris Nemtsov, i cili u qëllua për vdekje në kryeqytetin rus nëntë vjet më parë, pavarësisht rrezikut të konsiderueshëm të arrestimit.

”Njerëzit po vendosin lule në urën pranë Kremlinit, ku Nemtsov u vra më 27 shkurt 2015”, tha një gazetar në vendngjarje.

Forcat e sigurisë të Moskës kanë kontrolluar nga afër mbajtësit e zisë publike edhe për figurën e ndjerë të opozitës, Alexei Navalny, i cili vdiq në një burg siberian më 16 shkurt në rrethana të paqarta.

Disa qindra persona janë arrestuar ditët e fundit.

Në kohën e vdekjes së tij, Nemtsov konsiderohej një mbështetës i fortë i Ukrainës, e cila po kthehej gjithnjë e më shumë drejt Perëndimit.

Ai vdiq në moshën 55-vjeçare, kur dikush e qëlloi nga një makinë.

Ndërsa vrasësi i tij i dyshuar dhe katër bashkëpunëtorët nga Kaukazi i Veriut u dënuan me burgime të rënda në vitin 2017, familja e Nemtsovit vazhdon të këmbëngulë që autoritetet nuk e hetuan kurrë rastin./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like