RUSI – Moska bën thirrje për shmangien e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme

by admin
Spread the love



MOSKË, 15 prill /ATSH-DPA/- Udhëheqja ruse i ka bërë thirrje Izraelit dhe Iranit që të ushtrojnë vetëpërmbajtje pas sulmit të paprecedentë të Teheranit ndaj vendit, pasi Izraeli  shqyrtoi disa përgjigje të mundshme.

“Nevoja për vetëpërmbajtje nga të gjitha palët e konfliktit në Lindjen e Mesme shërben për të parandaluar përshkallëzimin e tij”, tha sekretari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Nikolai Patrushev në bisedimet me kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare izraelite.

Patrushev tha se Rusia beson se ndryshimet e opinioneve duhet të zgjidhen ekskluzivisht me mjete politike dhe diplomatike.

“Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha më herët se Rusia është jashtëzakonisht e shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme, dhe se përshkallëzimi i mëtejshëm nuk ishte në interesin e askujt”, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakVetingu, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Erion Pano
Artikulli tjetërGrupi i dialogut, afat deri më 1 korrik për reformën zgjedhore


You may also like