Rrushi vilet natën, i nxehti pengesë për bujqësinë në Spanjë

by admin
Spread the love

Vjelësit e rrushit në Spanjë kanë nisur punën natën për të mbledhur prodhimin që këtë vit është pjekur para kohe.

Spanja është goditur nga temperatura shumë të larta që kanë shkaktuar anomali edhe në proceset biologjike të bimëve.

“Po fillojmë në 5 të mëngjesit, një kohë që i përshtatet fermerit për të shmangur vapën e ditës. Në gjendjen e tij normale, ky varietet rrushi mund të arrijë deri në dy metra, dy metra e gjysmë. E megjithatë është në 70 centimetra. Sepse i mungon uji. Në kushte normale ne do ta vilnim vreshtin në gusht, thotë fermeri Juan Rubio.

 “Prodhimi tashmë ka pësuar një rënie graduale jo vetëm këtë vit, por gjatë pesë-gjashtë viteve të fundit, kryesisht për dy arsye. Së pari, për shkak të ndryshimit që kemi pasur në temperatura, në klimë, për shkak të ndryshimit që kemi pasur në lagështi, pra për shkak të ndryshimeve klimatike, po ndikon shumë në zhvillimin e prodhimit të vreshtit”, shprehet Francisco Roblegaer.

Vreshtat janë një kulturë që ambientohen me klimën e thatë dhe motin ekstrem, por jo në këtë nivel që po shfaqet aktualisht në Spanjë, kur temperaturat shkojnë pranë 50 gradë dhe mungon uji. Gjatë ditës temperatura në ajër shkon 45 gradë ndërsa temperatura e tokës është 55 grade.

 

 


Top Channel

You may also like