Rrugët të bllokuara nga bora, Belinda Balluku jep këshilla: Mos harxhoni energjinë

by admin
Spread the love

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe dëbore, ku ë qarqet e juglindjes dhe verilindjes vazhdojnë të bien reshje intensive bore, ndërkohë që akset rrugore janë problematike.

Akset rrugore në drejtim të Dibrës, Kukësit dhe Korçës, kanë prezencë të theksuar bore, duke vështirësuar qarkullimin, por në qarkullim nuk ka asnjë borëpastruese.

Vetëm rreth orëve të vona të pasdites, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka bëri thirrje për qytetarët që të mos shpërdorojnë energjinë elektrike.

“Do të kemi temperatura të ulëta që do të krijojnë probleme. Më duhet t’ju jap një informacion të detajuar për sa i përket kushteve. Kemi marrë masa në të gjithë Shqipërinë. OSHEE dhe KESH janë në gatishmëri, jemi duke punuar në fuqi të plotë. Jemi aktualisht me 14 mijë megavat orë kërkesë ditore dhe pritet që kjo shifër të shkojë 24 mijë megavat orë kërkesë ditore. 80% më shumë, do të bëjë që të kemi presion të madh, por do të furnizohet i gjithë territori. Për shkak të temperaturave minus dhe dëborës mund të kemi edhe avari, por do të mundohemi të jemi në gatishmëri në të gjithë vendin. Për shkak të konsumit të madh do të kërkoj që të jemi të kujdesshëm të mos e shpërdorojmë energjinë, situatë e jashtëzakonshme. Do të mbrojë të gjithë konsumatorët qofshin familjarë, biznes i vogël apo i mesëm. Do t’ia dalim në këtë sfidë me motin”,- tha ministrja.

You may also like