“Rrezikojmë Luftën e Tretë Botërore”, ja çfarë thotë ministri italian për trupat e NATO-s në Kiev

by admin
Spread the love

“Të hysh dhe të bësh luftë kundër Rusisë do të thotë të rrezikosh Luftën e Tretë Botërore”, tha në një deklaratë ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

Tajani e dha këtë deklaratë pas hipotezës së presidentit francez Emanuel Macron për dërgimin e trupave të NATO-s në Kiev, ndërsa Ukraina ka hyrë në në ditën e 751-të të luftës.

“Unë besoj se NATO nuk duhet të hyjë në Ukrainë” dhe “Shpresoj që të mos ndodhë” që një vend të shkojë të luftojë atje, tha ministri i Jashtëm, i intervistuar nga Bruno Vespa, ndërsa theksoi se nuk mund të ekzistojë mundësia e shkuarjes së trupave italiane në Ukrainë.


Top Channel

You may also like