Rrëfim i rrallë dhe i trishtë i Katy Perry: Kemi qenë të varfër, flija e uritur

by admin
Spread the love

Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry së fundmi ka “hapur zemrën” dhe ka rrëfyer historinë e saj të trishtë të fëmijërisë.

Ndonëse tashmë artistja zotëron një pasuri marramendëse në llogarinë e saj bankare falë punës së saj si këngëtare, ajo ka zbuluar se është rritur në një familje të varfër saqë shpeshherë ka rënë në gjumë pa ngrënë darkë.

Për shkak të kushteve jo të mira në të cilat ka kaluar fëmijërinë, Perry është motivuar dhe iu ka shtuar dëshira që të themelojë Fondaionin “Firework” së bashku me motrën e saj, Anglea Hudson, në mënyrë që t’iu japë një shans për të shprehur talentin e tyre fëmijëve që nuk kanë mundësi ekonomike.

Katy Perry është një ndër këngëtaret më të sukseshme në estradën muzikore, e cila ka fituar disa çmime për këngët e saj.

You may also like