Roshi shqetëson trajnerin Edy Reja, sytë edhe nga Vrioni e Broja

by admin
Spread the love

Shqipëria po vijon përgatitjet për ndeshjen e Nations League kundër Islandës, më 6 qershor në transfertë. Kuqezinjtë ende nuk janë plotësuar, pasi presin edhe sulmuesin Giacomo Vrioni.

Ai është ende i angazhuar me Tirol në Austri dhe të martën i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës. Edhe Armando Broja nuk ka fluturuar drejt Shqipërisë, pasi është izoluar për shkak se ka dalë pozitive me Covid-19.

Shpresat janë që ai të jetë për ndeshjen e dytë me Izraelin dhe në vazhdim. Një tjetër shqetësim te Shqipëria është Odise Roshi.

Anësori i djathtë ka një problem muskulor dhe ka punuar veçmas skuadrës. Mjekët do ta shohin me kujdes, për të përcaktuar më pas nëse mund të luajë ose jo. / oversport.tv

You may also like