Ronela Hajati merr vëmendje me veshjen unike në konferencën për media të “Eurovision 2022”

by admin
Spread the love

Artistja e njohur, Ronela Hajati po merr vëmendje të madhe në paraqitjet e saj gjatë provave për “Eurovision 2022”.

Teksa ditë më parë u komentua për censurimin e një fotografie nga faqja zyrtare në Instagram e “Eurovision” gjatë provave të para në Torino, sot (e mërkurë) Ronela ishte në fokus me një tjetër paraqitje.

Këngëtarja shqiptare e njohur për stilin e saj të veçantë të veshjes, me të tillë është shfaqur edhe gjatë konferencës për media.


Me një fustan me ngjyrë të bardhë dhe të gjatë, Ronela përshtati veshjen me një kapele unike e cila karakterizohej me rruaza të lëshuara sipër, ndërsa përfundoi pamjen me një palë atlete dhe aksesor.

Ndërkaq, rikujtojmë që Ardit Çuni i cili është pjesë e delegacionit shqiptar në “Eurovision” më parë tha se përkundër censurimit të fotos performanca e Ronelës nuk do të ndryshohet.

Përndryshe, Ronela përfaqëson Shqipërinë me këngën “Sekret” dhe do të jetë e para në natë e parë gjysmëfinale që performon.


You may also like