Roland Bejko tregon për herë të parë ‘kurthin’ që i ka ngritur Berisha

by admin
Spread the love

Sekretari për Çështjet Vendore në Partinë Demokratike Roland Bejko, deklaroi në emisionin “Arnautistan” se ndihet i përdorur për kohën që i ka kushtuar PD-së. Bejko u shpreh se Berisha e pengonte që të ishte i pari në listën për deputetë, ndonëse baza ishte në favor të tij.

“I vetmi pishman që kam është që i kam kushtuar shumë kohë, dhe në aspektin financiar sa mundem, PD-së në vite. Ndihem i përdorur. E kuptova që duke qenë nga Lazarati nuk do mjaftonte vetëm përkushtimi dhe ndershmëria. Politikan s’kam qenë ndonjëherë sepse s’kam qenë në Parlament. Këtë e ka penguar me dashje Berisha. Më kanë vendosur të dytin në listë që unë të sillja ato vota që mos shkonin në parti të tjera, ndonëse kam qenë i kërkuar për të qenë i pari i listës. Në 2017-ën të kisha qenë unë, do kishim marrë dy deputetë sot”, tha Bejko.

You may also like