RMV, akuza ndaj 18 personave për kontrabandë të makinave luksoze

by admin
Spread the love

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka njoftuar se ka ngritur padi kundër 18 personave fizik dhe një personi juridik për kontrabandë me vetura luksoze me vlerë të përgjithshme mbi gjysmë milioni euro. Veprat penale për të cilat ata akuzohen përfshijnë falsifikimin e dokumenteve, falsifikimin kompjuterik, fshehjen e mallrave që janë lëndë e kontrabandimit dhe mashtrimit doganor, pengimin e provave dhe keqpërdorimin e të dhënave personale, transmeton Portalb.mk.

Sipas aktakuzës, në periudhën gusht 2020 deri në prill 2022, të pandehurit përmes linjës doganore kanë bartur mallra të padeklaruara, gjegjësisht vetura luksoze. Ata kanë shmangur kontrollin doganor dhe kanë falsifikuar dokumentet zyrtare. Më pas i kanë fshehur automjetet dhe i kanë rishitur njëri-tjetrit disa herë në një kohë të shkurtër.

Për fshehjen e veturave akuzohet edhe një person juridik, gjegjësisht një autosallon nga Koçani.

Në mesin e të pandehurve janë edhe pesë zyrtarë – referentë për punë administrative në MPB. Ata kanë dorëzuar targa regjistrimi dhe leje qarkullimi të bëra në kundërshtim me ligjin për automjete dhe duke përdorur dokumente të falsifikuara.

Makinat ishin me burim nga vende të ndryshme evropiane dhe u sollën në vend me numra identifikimi të shasisë të ndryshuar dhe dokumente të falsifikuara për të fshehur origjinën e tyre. Shumica e automjeteve iu nënshtruan kërkimeve ndërkombëtare.

Për tre nga personat prokurori publik kompetent ka rekomanduar masën e paraburgimit, ndërsa për një person të përfshirë është ndërprerë procedura pasi është i pakapshëm të organeve të rendit.

MARKETING



You may also like